Connect with us

Lajme

“Jam në shërbim të zgjidhjes”, Basha-Kolegjit: 9 shtatorin nuk e zhbëjmë dot

Publikuar

Lulzim Basha kërkoi sot mbështetjen e Kolegjit të Kryetarëve, ndërsa ka humbur totalisht mbështetjen e grupit parlamentar, ku pjesa dërmuese e deputetëve i ka kërkuar dorëheqjen, si rrugën e vetme për bashkimin e demokratëve.

“Kam përsëritur para deputetëve atë që u kam thënë ju në takimin e fundit: jam në dispozicion të zgjidhjes. Zgjidhja është një proces. Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve, por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit.

E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi i kolegjit të kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si ti bëjmë bashkë këto 3 pjesë.

9 shtatorin nuk e zhbëjnë dot nëse nuk duam të zhbëjnë PD. Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD, që të arrijmë sukses elektoral.

Situata është eksplozive dhe detyra jonë është të jemi 1 orë e më parë në shërbim të njerëzve. Unë në shërbim të zgjidhjes kam vënë në dispozicion gjithçka”, u shpreh Basha.

NA NDIQ NË FACEBOOK