Connect with us

Lajme

“Investime strategjike”, Rama premtoi të huaj, por thithi Samirin, Dulakët, Carapulin e Gaz Pajën (lista)

Publikuar

më

Nga Boldnews.al

Dy vendime të fundit të Edi Ramës për të shpallur “investitor strategjik” bashkëshortin e ministres së Jashtme Olta Xhaçka, njëkohësisht ish-deputet i Partisë Socialiste, Artan Gaçin dhe humoristin e lidhur ngushtë me maxhorancën, Gazmend Paja, ngrenë pikëpyetje të forta lidhur me qëllimin e deklaruar më herët nga kryeministri se ligji përkatës u miratua për thithjen e investimeve të huaja.

Në vitin 2015, maxhoranca socialiste e drejtuar nga Edi Rama, miratoi ligjin “Për investimet strategjike”.

Në relacionin që shoqëronte projekt-ligjin, fokusi vihej pikërisht në faktin se Qeveria po synonte të tërhiqte në Shqipëri investitorë të huaj, të cilët do të gjenin lehtësi për të shpenzuar para në sektorë të rëndësishëm, në energji, infrastrukturë, miniera, bujqësi, peshki, turizëm e të tjerë.

Gjashtë vjet pas miratimit të këtij ligji, “investitorët strategjikë” janë interesuar kryesisht për turizmin në zonën jugore të vendit dhe se shumica dërrmuese e tyre janë biznesmenë vendas, të njohur për afërsinë me qeverinë “Rama”.

“Boldnews.al” ka verifikuar të dhënat e publikuara në faqen e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.

Nga 14 vendime miratimi, Komitetit të Investimeve Strategjike, i ka dhënë statusin e investitorit strategjik 10 shoqërive tërësisht shqiptare, 2 kompani tërësisht të huaja dhe 2 të tjera kombinim ndërmjet investitorëve shqiptarë e të huaj.

“Investitorët strategjikë”

Samir Mane
Shoqëria “Mane/TCI” e biznesmenit Samir Mane ka fituar dy herë statusin e “investitorit strategjik”, për dy komplekse turistike, një në Dhërmi dhe një tjetër në Hamallaj të Durrësit.

Komiteti i Investimeve Strategjike ka nisur punën e saj pikërisht me Samir Manen.

Me vendimin nr.1, dt. 14 Korrik 2016, Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin e “investitorit strategjik” për kompaninë “Mane/TCI”, për projektin e kompleksit turistik “New Born”, me sipërfaqe 187 mijë metra katrorë, në Hamallaj të Durrësit.

Po ashtu, me vendimin nr. 2, datë 14 Korrik 2016, Samir Mane me kompaninë “Mane/TCI” ka fituar statusin e “investitorit strategjik” për projektin e kompleksit turistik “Green Coast”, në Dhërmi, me sipërfaqe 183.500 metra katrorë.

Dulakët
Vëllezërit biznesmenë Ardian, Artan dhe Genc Dulaku, me kompaninë e tyre “Concord Investment”, gjithashtu kanë fituar dy herë statusin e “investitorit strategjik”.

Me vendimin nr. 24, datë 20 Nëntor 2017 është miratuar statusi i investitorit strategjik për “Concord Investmend”, për projektin “Gone Perivol, në Palasë, Himarë

Gjithashtu, “Concord Investment” e vëllezërve Dulaku ka fituar statusin e investitorit strategjik për projektin e kompleksit turistik “San Pietro”, me sipërfaqe 334 mijë metra katrorë në Ishëm të Durrësit.

Carapuli
Biznesmeni Pandeli Carapuli, me kompaninë e tij “Eurocol”, ka fituar statusin e “investitorit strategjik” me vendimin nr. 15, datë 4 Mars 2019 të Komitetit të Investimeve Strategjike, për projektin e kompleksit turistik “White Rocks”, në Gjilekë, Himarë.

Gaz Paja
Me vendimin e datës 2 Shtator 2019, Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi statusin e “investitorit strategjik” për shoqëritë “Startek”, në pronësi të Lulzim Mehmetaj dhe “Echotech” të humoristit Gazmend Paja, për projektin “Kompleksi Turistik Dhërmi”, në sipërfaqe 133 mijë metra katrorë.

Trebicka
Komiteti i investimeve strategjike, me vendimin nr. 6, datë 19 Prill 2018, ka miratuar statusin e “investitorit” për kompaninë “Agro Iliria Group”, në pronësi të Ilir Trebickën e Shpëtim Osekut, për projektin “Ngritja e Plantacionit me shegë, goji berry dhe avokado” në Karavasta, Divjakë

Hajri Elezaj
Në 24 Qershor 2020, Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin e “investitorit” për kompaninë “Lajthiza Invest”, e themeluar nga Hajri Elezaj dhe tashmë në pronësi të bashkëshortes së tij, Lavdije Elezaj, për projektin e “Kompleks Turizës Rural Lajthiza”, në Fushë Arrëz.

Jaho e Ilir Shyti
“Feniks Construction”, në pronësi të Jaho dhe Ilia Shyti, ka në zotërim shoqërinë “Agrocon Albania”, ka fituar në 20 Nëntor 2017 statusin e “investitorit strategjik” për projektin “Agrocon”, ndërtim ferme bujqësore në Krutje të Lushnjes.

Agim Shënediela
Komiteti i Investimeve Strategjike, me vendimin e datës 4 Mars 2019, ka miratuar statusin e investitorit strategjik për shoqërinë “Boiken”, në pronësi të biznesmenit Agim Shënediela për projektin e kompleksit turistik “Kep Merli Eco Resort”, në Ksamil, Sarandë.

Investitor shqiptar e të huaj

“Albpanel”
Në Dhjetor 2016, Komiteti i Investimeve Strategjike i jep statusin shoqërisë “Albpanel”, për projektin për realizimin e një impianti prodhimi të paneleve MDE duke përdorur si lëndë të parë kallamin dhe mbetje të çdo lloji tjetër produkti agro – bujqësor me përbërje fibroze.

Shoqëria është në pronësi të biznesmenëve shqiptarë Gëzim Beqaj e Nexhat Sheqi, si edhe shtetasit të huaj, Richard Birnbaum.

Aqutiq
Komiteti i Investimeve Strategjike i ka dhënë statusin “investitor strategjik” shoqërinë “Aquatiq” shpk, në Prill 2018 për projektin Fermë aquaponi në Remas, Lushnje.

Shoqëria zotërohet nga Endleres Kërtusha, Nicolas Benjamin Leschke dhe Christian Echternacht.

Investitorë të huaj

Yura
Kompania koreano-jugore “Yura Corporation” ka fituar statusin e investitorit strategjik në Shkurt 2019, me projektin për “Fabrikë për prodhimin e sistemeve dhe pjesëve elektrike për automobilë”, në Zhupan, Fier

GPP Korça
Shoqëria “GPP Korça”, e zotëruar nga “Ivicom Holding” në pronësi të biznesmenit me pasaportë austriake Kresimir Condic, ka fituar statusin e investitorit strategjik në Shkurt 2018, për realizimin e një termocentrali elektrik me gaz në qytetin e Korçës

Lajme26 minutes ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni1 hour ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri2 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme3 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni4 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri5 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme6 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni7 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri7 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme8 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë9 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

Lajme9 hours ago

Prindërit ankohen për orarin në shkollën “Liria” në Jabollçisht të Epërm: Fëmijët e klasës së dytë mësojnë bashkë me të nëntat

NA NDIQ NË FACEBOOK