Connect with us

Lajme

Hulumtimi shokues i Guardian: Aeroplanët e oligarkëve rusë, fluturuan mbi BE – pavarësisht sanksioneve

Publikuar

Një hulumtim ekskluziv i Guardian, ka gjetur se fluturaket private të oligarkëve rusë, kanë vazhduar fluturimin në hapësirat ajrore brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar, pavarësisht sanksioneve që u janë vendosur.

Guardiani e ka bërë hulumtimin në bashkëpunim me Projektin për Raportimin e Krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe bën me dije se mes fluturakeve private që kanë fluturuar pavarësisht sanksioneve, kanë qenë edhe ato të Roman Abramovichit, Alisher Usmanov dhe Igor Shuvalov.

Guardiani ka gjetur poashtu se aeroplanët, fluturaket e oligarkëve rusë, kanë bërë fluturimet në numër më të madh në drejtim të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kjo vetëm një javë pasi Rusia ka filluar invazionin në shkallë të plotë në Ukrainë. /Guardian/ Shkurtimisht: Periskopi

 

NA NDIQ NË FACEBOOK