Lajme
Higjiena Komunale pastron stadiumin e Shkupit, Koka: Dëshmojmë me vepra se Çairi meriton pastërti

Drejtori i N.P Higjienës Komunale, Zudi Enuzi Koka po dëshmohet si një nga kuadrot më të pëtgatitura që ka pasur Shkupi.
Përmes aktiviteteve të përdishme me ndërmarjen, Koka ka arritur që në një periudh të shkurtër të ndryshoj tërësisht pamjen e qytetit të Shkupit dhe zonave përreth. Ndërsa ditëve të fundit ka lënë të kuptohet se ka një përkujdesje të veçant për Çairin dhe klubin FC Shkupi.
Përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Enuzi Koka ka njoftuar se me ardhjen e tij në krye ë Higjienës Komunale ka vendosur një praktik të re, atë të pastrimit të stadiumit të Fc Shkupit pas çdo ndeshje.
“Pas çdo ndeshje të zhvilluar në stadiumin e Çairit e kemi bërë praktik që të pastrojmë tribunat dhe çdo cep të hapsirës së stadiumit. Çairi dhe shkupjanët meritojnë ambiente të pastërta dhe këtë po ua mundësojmë”, ka shkruar Koka në facebook, transmeton Zyrtare.
Veprimi i tij është mirëpritur dhe lavdëruar si nga qytetarët e po ashtu edhe nga tifozët e Fc Shkupit.















