Lajme
(FOTO) Plagoset një person në Gjakovë

Një person është plagosur në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë rreth orën 18:30.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i policisë së Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili tha se i plagosuri ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar për në Prishtinë.
Gjurkaj tutje shtoi se i plagosuri ka marrë lëndime në dorë dhe në këmbë. Sipas tij, policia, me të marrë informatën, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin, ku deri me tani ende nuk është arrestuar ndonjë person.
Burimet e TV Syrit kanë bërë me dije se personi i plagosur me inicialet B.M i moshës rreth 40 vjeç është dërguar në QKUK për të marrë trajtim mjekësor.
























