Lajme
“Erdha nga Laçi pa X5”, si qytetarët po protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës

Me pankarta në duar, kanë dalë sot në protestë qytetarët kundër rritjes së çmimit të naftës.
Bëhet me dije se ata janë grumbulluar sot para kryeministrisë duke kërkuar uljen e çmimit të naftës, e cila në vendin tonë ka shkuar mbi 260 lekë.
“Na hoqët përsheshin me qumësht”, “Subvencione baraz genjeshtra”, “Erdha nga Laçi pa X5”, ishin disa nga pankartat e tjera që qytetarët mbanin ne duar.




















