Connect with us

Lajme

EMRAT/ Konflikt me armë zjarri mes dy personave në Tiranë, përfundojnë në spital

Publikuar

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri që ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Policia bën me dije se një 60-vjeçar dhe një 43-vjeçar janë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin, ndërsa në konflikt janë përdorur edhe armët e zjarrit.

Sipas policisë, në konflikt janë përfshirë shtetasit Arjan Shtëmbari dhe Edison Gashi.

Sipas policisë, si pasojë e goditjeve që kanë marrë dy shtetasit që janë përfshirë në konflikt, ata janë dërguar në spital. Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pistoletë dhe dy gëzhoja.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.03.2022, në Kombinat, janë konfliktuar shtetasi Arjan Shtëmbari 60 dhe Edison Gashi 43 vjeç.

Gjatë konfliktit, këta dy shtetas, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin, dhe dyshohet se shtetasi A. Sh., ka qëlluar me armë zjarri.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Si pasojë e goditjeve me sende të forta, janë dëmtuar dy palët e konfliktit dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja.

Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NA NDIQ NË FACEBOOK