Connect with us

Lajme

DW: Shqiptarët ndër më të varfrit e me çmimet më të larta

Publikuar

më

Foto nga protesta para Kryeministrise

Çmimet e karburanteve në Shqipëri llogariten si më të shtrenjtat në Europë. Rrogat ndër më të ulëtat. Mijëra qytetarë protestuan të shtunën kundër rritjes së lartë të çmimeve në vend.

Protestat në Shqipëri filluan nga mesi i kësaj jave, (09.03.) kur çmimi i karburanteve u rrit me më shumë se 40 përqind dhe qeveria deklaroi se tregjet europiane dhe ato ndërkombëtare të karburanteve kanë pësuar luhatje nga lufta në Ukrainë.

Protesta e së shtunës (12.03.) kishte një pjesëmarrje më të madhe se ato parë të tri ditëve më parë. Me parulla antiqeveritare si “Do dalim në rrugë me qindra dhe mijëra, po nuk ranë çmimet do bjerë qeveria”, “Taksoni oligarkët, jo qytetarët”, protestuesit mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit”: Protestuesit morën fjalën para godinës së kryeministrisë me një kërkesë të njëjtë: ndalimin e rritjes së çmimeve.

Çmimet e karburanteve – më të shtrenjtat në Europë

Protestuesi Shkëlzen Margjeka, me profesion ekonomist thekson për DW se rritja çmimeve është abuzive.”Çmimi i naftës në Shqipëri, edhe pa rritjen për të cilën jam sot në protestë, ka qenë më i larti në Europë. Nëse në vendet e BE një litër naftë në janar ishte 1,3 euro, në Shqipëri ishte 1,6. Nëse krahasohen pagat në vendet e BE me ato në Shqipëri situata është sa qesharake aq edhe dramatike. Nga ana tjetër rritja është abuzive. Shqipëria ka importuar 120 mijë ton naftë kur në një muaj shpenzon vetëm 50 mijë ton. Deri në maj vendi ka rezerva dhe nuk ka pse të ngrihet çmimi. Taksat në Shqipëri janë më të lartat në Europë. Edhe rritja e çmimit të miellit është abuzive pasi ka rezerva për 3 muaj. Reagimi i institucioneve shtetërore ndaj rritjes së çmimeve është shumë i vakët. Për sa kohë shteti mbahet me taksat tona, qeveria duhet të përgjigjej menjëherë. Ka një reagim të fuqishëm qytetar në këtë protestë, kam besim se ajo do të ketë ndikim pozitiv”, thotë Shkëlzen Margjeka për DW.

Shtresat e varfra dhe pensionistët në zgrip për jetesën

Shtresat e varfra që marrin një mbështetje më pak se 100 euro në muaj dhe pensionistët me 150 euro pension nuk mund të përballojnë rritjen e çmimeve. Protestuesja Alketa Grepcka, pedagoge në Universitetin Bujqësor thotë për DW: “Rritja e çmimeve të shportës prek gjithë popullatën, por sidomos plotësimin e nevojave bazike të pensionistëve dhe shtresave në nevojë. Por edhe ne intelektualët prekemi nga çmimet e larta të shportës. Paga ime është 500 euro në muaj, taksat janë të larta, Lufta është në Ukrainë, qeveria duhet të marrë masa për të zbutur pasojat dhe jo një ditë të bukur zgjohemi me rritje stratosferike të çmimeve,” thekson ajo për DW.

Pasuria kombëtare zotërohet nga 3 përqind e popullsisë

Në protestën e së shtunës kishte një pjesëmarrje masive të rinisë. Protestuesja Flavia Osmani, aktiviste, studente në Fakultetin e Ekonomisë thotë për DW: “Unë dhe bashkëmoshataret e mi që jemi sot në protestë mendojmë që kemi një sistem të korruptuar, ku pasurinë publike, kombëtare e zotërojnë vetëm 3 përqind e popullsisë. Qeveria mbështet vetëm më të pasurit. Kemi ardhur në një pikë, ku çmimet janë dyfishuar, kur paga minimale është 250 euro. Në një ekonomi kaq të vogël sa kjo e Shqipërisë çfarëdo lloj ngritjeje çmimesh bëhet nga oligarkë të pasur. Kjo protestë nuk ka vokacion politik. Popullit i ka shkuar thika në kockë, nuk mban më. Një byrek që ishte 2,5 euro tani është 5 dhe ne studentët po mendohemi tani, ta marrim për mëngjes apo jo,” thotë për DW Flavia Osmani.

Protestat kanë shpërthyer edhe në qytetet e mëdha të vendit ku protestuesit kanë bllokuar rrugët kombëtare.

Qeveria miraton aktin normativ

Në kohën kur zhvillohej protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përballë godinës së kryeministrisë, kryeministri Rama zhvilloi një mbledhje të qeverisë ku u miratua Akti Normativ, që vendos një normë dhe monitoron çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës për konsumatorët.

Protestuesit deklaruan se do ta vazhdojnë protestën e tyre në ditët e ardhshme. /DW/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme54 minutes ago

Refuzojnë avokatin e popullit, dhomat e Specializuara nuk marrin pjesë në tryezën për Gjykatën Speciale

Shqipëri2 hours ago

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e dëmtuar, në gjendje stabël…

Lajme3 hours ago

Mustafa: Jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së

Maqedoni4 hours ago

Dorëhiqet zv.ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Shqipëri5 hours ago

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Lajme6 hours ago

Pamje të rënda: Protestuesi 19 vjeçar pa vetëdije e me këmbë të thyer, duke u bartur nga policia në Tiranë

Religjion7 hours ago

Të vdesësh nuk është humbje, humbje paraqet të mos dish për çfarë po vdes

Maqedoni7 hours ago

Denoncoi vjedhjen e arit prej 3.000 eurosh, policia zbulon mashtrimin e 24-vjeçares nga Dibra!

Shqipëri8 hours ago

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

Maqedoni8 hours ago

Nisin vaksinat kundër gripit në Maqedoni: Kush ka përparësi dhe si të regjistroheni?

Lajme9 hours ago

“O Erjon, o legen, prite Edin se po vjen”, studentët i vënë flakën Bashkisë së Tiranës (Video)

Maqedoni10 hours ago

“Kanceri nuk do të thotë vdekje” – Onkologu Ilir Ismaili me mesazh të rëndësishëm për pacientët

NA NDIQ NË FACEBOOK