Connect with us

Lajme

DOKUMENTI/ Ministria e Bujqësisë lëshon urdhrin: Të asgjësohen menjëherë të gjithë shpendët e ngordhur

Publikuar

Ditën e sotme Ministria e Bujqësisë konfirmoi rastin e parë me virusin H5N8 në vendin tonë, i njohur ndryshe si gripi i shpendëve.

Ministria ka dhënë urdhër që të merren masa nga ana e Shërbimit Veterinar Rajonal, për të kryer kontroll veterinary në të gjitha fermat.

Gjithashtu, është urdhëruar që të asgjësohen të gjitha shpendët e ngordhura, ndërkohë që për të gjitha rastet e dyshuara do të merren kampionët nga pronarët e shpendëve dhe do të dërgohen në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë për analizim.