Lajme
Dalin rezultatet e Bashkisë Vorë nga rezultati elktronik: Bashkinë e fiton kandidati i ….

Nga të dhënat e disa qendrave votimi në Vore kandidati i PS Blerim Shera është dukshëm në avantazh në rezultat, raporton abcnews.al
Sakaq, i dyti kandidati renditet “Shtëpia e Lirisë”, Lulzim Vrana dhe i treti me pak vota kandidati i PD, Ymer Marku.
Në Vorë do të dalë rezultati i parë i këtyre zgjedhjeve të pjesshme që u zhvilluan në 6 bashki të vendit, pasi aplikohet numërimi elektronik. Rezultati final në Vorë ishte lajmëruar të dilte në orën 20:00.
Është hera e dytë që në vendin tonë aplikohet ky numërim, pas zgjedhjeve të 25 prillit. g.v/abcnews.al
















