Connect with us

Lajme

Covid në Shqipëri, 75 raste të reja në 24 orë. Harta

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se nga 1187 testime kanë rezultuar të infektuar 75 qytetarë, ndërkohë që edhe sot nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19.

Ndërkohë janë shëruar 104 qytetarë në 24 orët e fundit.

Rastet e reja janë evidentuar në këto bashki: 36 në Tiranë, 8 në Fier, nga 3 qytetarë në Durrës, Delvinë, Sarandë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Pukë, Gjirokastër, Korçë, Devoll, nga 1 qyterar në Fushë Arrëz, Kukës, Tropojë, Mirditë, Kamëz, Patos, Divjakë, Mallakastër, Konispol, Memaliaj, Elbasan, Gramsh.

Në të gjithë vendin janë 1153 pacientë aktivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv.

Statistika (09 Mars 2022)

Raste të reja ditore 75
Të shëruar në 24 orë 104
Të shtruar në spitale 45
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1187

Testime totale 1,755,947
Raste pozitive 272,412
Raste të shëruara 267,776
Raste Aktive 1153
Humbje jete 3,483

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 333
Fier 203
Lezhë 185
Kukës 94
Shkodër 83
Elbasan 77
Vlorë 59
Gjirokastër 24
Korçë 38
Berat 30
Durrës 23
Dibër 4

NA NDIQ NË FACEBOOK