Connect with us

Lajme

Covid në Shqipëri, 1 humbje jete. Ja sa raste të reja janë zbuluar (Harta)

Publikuar

Një 43-vjeçar nga Saranda ka humbur jetën si pasojë e Covid në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 765 testime, kanë rezultuar të infektuar 22 qytetarë, ndërkohë që janë shëruar 152 të tjerë.

Rastet e reja janë evidentuar në këto bashki:
11 në Tiranë, 3 Gramsh, 2 Libohovë, 1 në Kukës, Mirditë, Fier, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër.

Në të gjithë vendin janë 662 pacientë aktivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (15 Mars 2022)
Raste të reja ditore           22
Të shëruar në 24 orë        152
Të shtruar në spitale         44
Humbje jete në 24 orë        1
Testime ditore                   765
Testime totale               1,761,701
Raste pozitive                   272,711
Raste të shëruara             268,563
Raste Aktive                        662
Humbje jete                        3,486

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             238
Fier                  142
Vlorë                62
Kukës              56
Shkodër          51
Lezhë              30
Gjirokastër      24
Elbasan           23
Korçë               22
Berat                14
Durrës              13
Dibër                  3

NA NDIQ NË FACEBOOK