Connect with us

Lajme

Covid-19 në Shqipëri, 69 raste të reja në 24 orë (Harta)

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se nga 1469 testime kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 69 qytetarë, ndërsa janë shëruar 177 të tjerë. Ndërkohë që asnjë pacient nuk ka humbur jetën.

Rastet e reja janë evidentuar në këto bashki:
24 në Tiranë, 7 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Berat, Durrës, nga 4 qytetarë në Vlorë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Patos, nga 1 qytetarë Fushë Arrëz, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Krujë, Kamëz, Fier, Lushnje, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Memaliaj, Devoll, Poliçan.

Në të gjithë vendin janë 866 pacientë aktivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv

Statistika (12 Mars 2022)
Raste të reja ditore 69
Të shëruar në 24 orë 177
Të shtruar në spitale 42
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1469

Testime totale 1,759,696
Raste pozitive 272,621
Raste të shëruara 268,270
Raste Aktive 866
Humbje jete 3,485

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 288
Fier 173
Shkodër 82
Kukës 81
Vlorë 75
Lezhë 49
Elbasan 29
Korçë 24
Durrës 22
Berat 21
Gjirokastër 19
Dibër 3

NA NDIQ NË FACEBOOK