Connect with us

Lajme

Çka dihet deri tash për aeroplanin kinez me 132 pasagjerë që ra pingul në tokë

Publikuar

Mbetjet e trupave të njerëzve janë gjetur në vendin ku ra aeroplani kinez të hënën, me 132 pasagjerë në bord.

Zyrtarë të Administratës së Aviacionit kinez, kanë thënë se e kanë një pjesë zëri që iu ka arritur nga aeroplani para momentit të rënies, por që ende nuk kanë arritur ta deshifrojnë.

Aeroplani që ra ‘pingul’ nga 6 mijë metra lartësi, ende nuk dihet se për çfarë shkaqesh u rrëzua.

Sa i përket zërit që shkon nga ‘kutia e zezë’ e aeroplanëve, ajo është dëmtuar tej mase por është në ekzaminim, thanë zyrtarët kinezë.

Më shumë se 300 punëtorë të kërkimit janë angazhuar në vendin ku ra aeroplani, në rajonin Vuzhou afër provincës Guangxi. /Guardian/Periskopi

 

NA NDIQ NË FACEBOOK