Shqipëri
Çfarë po ndodh në PD: Agron Gjekmarkaj drejt dorëheqjes?

Lulzim Basha ka humbur thellë zgjedhjet e pjesshme lokale, duke e renditur Partinë Demokratike forcë të tretë, pra të fundit. Jo vetëm kaq, por kandidatët e Sali Berishës nën logon “Shtëpia e Lirisë”, janë renditur më lart se kandidatët e tij.
Një nga politikanët që ka deklaruar disa herë se do të largohet nga PD, nëse triumfon Berisha, është Agron Gjekmarkaj.
“Nëse fiton linja e Berishës, unë largohem nga Partia Demokratike“, ka deklaruar Gjekmarkaj.
Ai nuk i ka bërë deklaratat specifikisht për zgjedhjet lokale, por në këtë rast kemi një triumf të Berishës ndaj Lulzim Bashës, çka qartazi tregon se kë mbështesin demokratët.
Nuk dihet nëse Gjekmarkaj do ta mbajë premtimin për t’u larguar nga PD, apo do të vijojë të mbështesë Lulzim Bashën, i cili pas humbjes së pestë ka deklaruar se “nuk ka humbur asnjë betejë në jetë”.
















