Connect with us

Lajme

Bunkerët e Tetovës! Nuk u përdorën kurrë, shumica tashmë të lënë pas dore

Publikuar

më

Tetova ka 3 strehimore të mëdha dhe rreth 100 më të vogla që gjenden poshtë banesave, e të cilat që do të shërbenin për mbrojtje në rast se rrezikohet jeta e qytetarëve. TV21 vizitoi disa prej tyre. Nuk mirëmbahen siç duhet, por prapë se prapë në rast nevoje në këto bunkerë do të mund të strehoheshin numër i madh i qytetarëve.

“Ne gjendemi në një hyrje të një strehimores e cila gjendet në një bllok ndërtesash në qytet, këtu është hyrja dhe ne do futemi brenda për të parë nëse e njëjta është e pastruar”, raporton gazetari, Senat Zylbehari.

Kjo strehimore ka kapacitet të madh, por mungon sistemi i ajrimit, tulatet edhe rrjeti i energjisë elektrike. Dyert janë të dëmtuara dhe të ndryshkura, gjë që dëshmon se tashmë gjatë kohë askush nuk është përkujdesur për këto hapësira mbrojtëse.

“Ka këtu shumë ujë edhe papastërti të tjera, që do të thotë qytetarët nëse duhet të strehohen në këtë strehimore do ta kenë të vështirë pasi që nuk ka as kushte minimale”, raporton gazetari, Senat Zylbehari

Berlin Student fand einen Weg um 7 Kilo in 15 Tagen zu verlieren
Për strehimoret që gjenden poshtë ndërtesave të banimit, përgjegjës janë këshillat banesore. Vizituam njërën prej tyre, ku kushtet ishin më të mira.

“Gjendemi në një strehimore tjetër në një banesë kolektive këtu në qytetin e Tetovës dhe për dallim nga strehimorja tjetër kjo strehimore është më e vogël, por është e mirëmbajtur”, raporton gazetari, Senat Zylbehari.

Në këtë strehimore përpos sistemit të ajrimit që ishte i rregulluar, kishte edhe makineri për të filtruar ajrin, ndërsa edhe dyert ishin në gjendje të mirë.

“Si çdo strehimore tjetër edhe kjo strehimore ka një dalje rezervë apo urgjente dhe nga pamjet mund të shihet se kjo është e mirëmbajtur dhe është funksionale”.

Maqedoni2 minutes ago

Tronditje në shëndetësi: Bastisje në mbi 10 lokacione, nën hetim spitali privat dhe ish-drejtori i FSSH-së

Maqedoni31 minutes ago

Pa vinjetë vjetore: Maqedonia e Veriut shqyrton pagesën sipas kilometrave në autostradë

Shqipëri32 minutes ago

Zbardhet vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, italiani rrëfen krimin dhe tregon pse e hodhi trupin në pus

Maqedoni44 minutes ago

Aksion i madh policor në tri qytete: Dyshime për keqpërdorime milionëshe në shëndetësi

Lajme2 hours ago

Mblidhet Kuvendi i Kosovës, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë

Maqedoni3 hours ago

ISHP: Regjistrohen 72 raste me Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni, 12 pacientë kanë humbur jetën

Shqipëri3 hours ago

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Lajme4 hours ago

“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi

Maqedoni5 hours ago

Aksident në daljen nga Shkupi drejt Tetovës, 25-vjeçarja përplaset me barrierën mbrojtëse – përfundon në spital!

Shqipëri6 hours ago

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

Lajme7 hours ago

Kuçi flet për Arlindën: Qaq e pasigurtë është ni, i ka pasë dy telefona, s’ka lanë gjë pa dokumentu

Maqedoni8 hours ago

Fund i mandatit të Islam Abazit! Iskra Haxhivasileva merr timonin e Prokurorisë që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin

NA NDIQ NË FACEBOOK