Connect with us

Lajme

“Biznesi” Dedej-Kumbaro me Syrin e Kaltër, firma “Fusha” fiton tenderin 300 mijë USD

Publikuar

Nga Boldnews.al

Para pak ditësh, Boldnews.al denoncoi tentativat e ministres së Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe drejtorit të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, për krijimin e një biznesi në afërsi të Syrit të Kaltër në Sarandë, që synon që këtë atraksion turistik ta kthejnë në fitimprurës për një grup njerëzish.

Projekti parashikonte ndërtimin e një parkimi, por jo në afërsi të vendburimit, por disa kilometra më larg. Më saktësisht, në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Sarandë. Por, nëse qytetarët parkojnë në vendin e përcaktuar, si do të shkojnë deri te vendburimi?! Natyrisht, në këmbë, rruga përshkruhet për rreth 35-40 minuta, ndërkohë që në këtë zonë, me këto investime, parashikohet të lulëzojnë bizneset e para. Apo më saktë, firma apo individë të caktuar do ta administrojnë! Sërish në kurriz të shqiptarëve, të cilët po shohin dita-ditës që pasuritë publike po i marrin oligarkët.

Faksimile: Firma “Fusha” është shpallur fituese e tenderit për ndërtimin e parkimit 300 mijë USD

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, kompania “Fusha”, e njohur fillimisht për lidhjet me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar tenderin 300 mijë USD për ndërtimin e parkimit te Syri i Kaltër. Kompania njihet për “aferën” e Teatrit Kombëtar apo me ndërtimin e Sheshit Skëndërbej në Tiranë. Por, kohët e fundit, i ka shtrirë tentakulat edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, teksa ka marrë me dhjetëra tendera në Vlorë. Por, i fundit është sërish në të njëjtin qark, por më në jug, në Sarandë.

Sipas dokumentit, drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej, ka firmosur shpalljen e fituesit të tenderit “ndërtimi i hapësirave publike për akomodimin e automjeteve dhe aksesimin e tyre në zonën e mbrojtur ‘Syri i Kaltër’”.

Vlera e tenderit ishte 333 milionë lekë të vjetra, ndërsa kompania “Fusha” ka ofruar 283 milionë lekë të vjetra pa TVSH, ose me TVSH rreth 300 mijë USD. Por, aferta e kompanisë “Fusha” nuk ka qenë më e ulët, pasi kompania “Mane/s” ka ofruar 275 milionë lekë. Por, ashtu si edhe skema me tenderët e fituar në Bashkinë e Tiranës, Zamir Dedej ka s’kualifikuar ofertën më të ulët, duke shpallur fitues kompaninë “Fusha”. Arsyeja ishte se s’ka punë të ngjashme!

Syri i Kaltër në Sarandë, një nga zonat më atraktive në Shqipëri po shndërrohet në një biznes të mirëfilltë privat. Para disa muajsh, Ministria e Mjedisit e nxori në ankand këtë pasuri për t’ia dhënë privatit. Por, pas bërjes mediatike të ankandit, ish-ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, tha se “shpallja ishte një gabim njerëzor”.

Më pas, kjo ministri tenderoi bërjen e rrugës, teksa pas shumë vitesh e vitesh premtime do të bëhej rruga deri te Syri i Kaltër. Por, pas rrugës, u tenderua edhe parkimi. Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, parkimi do të vendoset në rrugën Qafa Muzinë-Sarandë, disa kilometra larg Syrit të Kaltër.

“Parkimi është pas ndërtimit të rrugës lidhëse dhe shëtitores të zonës së mbrojtur të ‘Syri i Kaltër’” thuhet në dokumentet e këtij tenderi. Bashkëlidhur dokumenteve është edhe vendi ku do të jetë parkimi, i cili është buzë rrugës Qafë Muzinë – Sarandë. Pra, disa kilometra larg Syrit të Kaltër. Por, si do të shkojnë turistët te Syri i Kaltër? Me tren, furgonë apo autobusë? Do t’i marrë AKZM-ja apo ndonjë subjekt privat që ka kontraktuar AKZM-ja. Duket se edhe Syri i Kaltër është kthyer në një burim fitimi, pasi pritet që t’i jepet totalisht privatit.

Lajme3 minutes ago

Nënshkrimet do t’i nënshtrohen verifikimit/Ilir Ferati deklarohet për zhvillimet e fundit në LDK

Lajme34 minutes ago

Sonte ndizet Haraçina! Shkëndija prezanton “armatën” e sezonit të ri, tifozët thirren në festën kuqezi!

Lajme38 minutes ago

Shabani: Me lot krokodili nuk bëhet politika, VLEN do të korrigjojë padrejtësitë ndaj shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes

Shqipëri2 hours ago

Siguria në bregdet, Lamallari paralajmëron: Kush rrezikon pushuesit me mjetet lundruese do përballet me ligjin

Lajme3 hours ago

Ali Ahmeti dënon deklaratën e ministres serbe: Retorika për spastrim etnik është e papranueshme dhe çnjerëzore

Lajme3 hours ago

Turqia shënon 10-vjetorin e tentativës së dështuar për grusht shteti! Ulusoy: Sovraniteti i përket kombit

Maqedoni3 hours ago

Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi

Lajme3 hours ago

VLEN: Bekim Sali përfaqësoi vendin mes burrështetasve evropianë në Paris

Kosovë3 hours ago

Zejnulla Gashi sot pranon detyrën e re nga u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj

Lajme4 hours ago

BDI: Në Mbrojtje, 10 nga 10 drejtorë janë maqedonas, alarm serioz për përjashtimin e shqiptarëve nga sistemi i sigurisë

Shqipëri4 hours ago

Përfitoi nga amnistia penale, lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares

Kosovë5 hours ago

Gjenden rrjeta ilegale në Ujman dhe disa lumenj, kishin zënë dhjetëra peshq

NA NDIQ NË FACEBOOK