Connect with us

Lajme

Berisha: Kushti i vetëm për bashkimin e demokratëve është vota e lirë

Publikuar

më

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për emisionin “Opinion” tha se me 6 mars koalicioni “Shtëpia e Lirisë” arriti kuotën e PD në zgjedhjet e 25 prillit, dhe duhet pasur parasysh fakti se këto zgjedhje vijnë 7 muaj pas zgjedhjeve parlamentare.

Ai tha se do të jenë të mirëpritur të gjithë ata deputetë të PD që duan të bashkohen me ne dhe të bëjmë një opozitë të fortë kundër kësaj qeverie.

Berisha tha se ne si opozitë e vërtetë morën 31 % të votave të elektoratit shqiptar dhe 70 % të votave të PD, ndërsa logo e konfiskuar me ndihmën e Edi Ramës nga Lulzim Basha, u rendit me 13 %.

Ish-Kryeministri deklaroi se kushti i vetëm për bashkimin e demokratëve është vota e lirë.

“Nuk mund të themi me Berishën apo me Bashën, apo pa Berishën apo pa Bashën, por ne duhet të themi a jemi për votën e lirë apo s´jemi për votën e lirë”, tha ish-Kryeministri.

Ai u shpreh se gjithçka duhet të përcaktohet mbi votën e lirë dhe 6 marsi tregoi se elektorati shqiptar mbështet opozitën e mbështetur nga Sali Berisha.

“Kini parasysh se në këto 6 bashki ne hymë me një sigël të re, ndaj dhe u detyrova të bëja një fushatë tejet personale. Ndërsa Basha kishte një logo që ka 30 vjet, që shqiptarët kanë emocione nga kjo logo, ndaj dhe unë isha i vetëdijshëm që duhet të bëja një fushatë personale”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri tha se Basha është shkarkuar nga funksionet në PD dhe ai s´mund të mbajë peng as logon, as selinë e demokratëve.

Berisha tha se do të kandidojë për postin e Kryetarit të PD, duke shtuar se nuk do të bëhet pazar për votën e lirë.

Maqedoni14 minutes ago

Mickoski kërkon BE-në dhe NATO-n në bisedimet me Bullgarinë: Argumentet të dëgjohen nga të gjithë

Lajme46 minutes ago

Gjendja e Agim Islamit është rënduar në burg, familja kërkon zgjidhje për rastin “Alfa”

Shqipëri46 minutes ago

Sulm i përgjakshëm brenda një shkolle në Sllovaki, vritet me thikë mësuesja, plagosen 2 të tjerë! Autori i krimit një nxënës 14-vjeçar!

Kosovë1 hour ago

Prokuroria Speciale fton zyrtarët e Listës Serbe, dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues dhe vepra të tjera

Maqedoni2 hours ago

Shpërbëhet grup kriminal nga Shkupi! Kallëzim penal ndaj tre personave për terrorizëm dhe trafikim të paligjshëm me armë

Maqedoni2 hours ago

Sllupçani ngrihet më 2 tetor – marsh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Maqedoni2 hours ago

Mickoski paralajmëron shkarkime të zëvendësministrave dhe drejtorëve brenda dy javësh

Shqipëri2 hours ago

Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

Kosovë2 hours ago

Deputeti i LVV’së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president

Lajme3 hours ago

Mustafa Dauti: Dogana drejt transformimit digjital, tranzit më i shpejtë dhe kufij inteligjentë

Maqedoni4 hours ago

Alarm në depot ushtarake në Tetovë – 7 polakë hyjnë me katërçikla, 4 kapen e 3 arratisen

Kosovë4 hours ago

Mësohet se kush janë gjyqtarët e caktuar në Apel për rastin e ish-krerëve të UÇK-së

NA NDIQ NË FACEBOOK