Connect with us

Lajme

Berisha jehonë protestës kundër rritjes së çmimeve: Tirana sot në shesh

Publikuar

Një protestë është paralajmëruar pasditen e sotme në kryeqytet – në shesin para zyrës së kryeministrit Edi Rama, kundër rritjes së çmimeve në vend ditët e fundit.

Protesta u thirr fillimisht në rrjetet sociale, ndërsa apelit për të protestuar iu bashkuan edhe zëra të shoqërisë civile dhe ligjvënës së opozitës.

Një prej tyre është dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai shpërndan thirrjen në protestë në faqen e tij në FB.

“Tirana ne shesh ne ora 17:00 kundër qeverise për rritjen e çmendur te çmimit te naftës”, shkruan Berisha.

Naftë shënoi një tjetër rekord këtë të Mërkurë në vend, duke arritur në mbi 250 lekë për litër.

NA NDIQ NË FACEBOOK