Lajme
Bekteshi: S`ka nevojë për panik, ka rezerva të mjaftueshme të miellit

Në vendin tonë ka sasi të mjaftueshme të miellit, kurse mullinjtë kanë rezerva të mjaftueshme për t`i mbuluar nevojat e tregut vendor – siguron Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai tha se nuk ka hapësirë për të krijuar panik dhe se qytetarët t`u shmangen blerjeve të panevojshme të miellit. Këto komente Ministri Bekteshi I bëri gjatë vizitës së një fabrike të miellit në Poroj të Tetovës.
KRESHNIK BEKTESHI – MINISTËR I EKONOMISË
“Dua t`i siguroj qytetarët se kemi sasi të mjatueshme të miellit në mullinjtë e vendit, kurse në periudhën e ardhshme, cmimet e produkteve kryesore të ushqimit do të ulen si rezultat I vendimeve të miratuara nga Qeveria. Deri në fund ta javës presim stabilizimin e plotë të tregut dhe varësisht informacioneve do të hiqet edhe ndalesa për eksport”
Duke u prononcuar për situatën rreth cmimeve të derivateve të naftës, Ministri Bekteshi tha se akciza do të ndryshohet konform ndryshimeve në tregjet botërore.
KRESHNIK BEKTESHI – MINISTËR I EKONOMISË
Sa i përket akcizës së naftës dhe derivateve të naftës më se vetëm ka hy në funksion dhe tash në datë, në bazë ditore do të ketë ndryshim të çmimeve mvarësisht nga lëvizja e Berzës. Sa i përket ndryshimeve të TVSH-së, për ushqimet, për produktet ushqimore, ajo do të hyjë në fuqi më së voni me 17-tin e këtij muaji, marrë parrasysh që duhet të bëhet intervenim në kasat fiskale të të gjithë atyre që merren me tregti me pakicë
Ministri Bekteshi ka informuar edhe për zbatimin e vendimeve të Qeverisë për mbrojtjen e konsumatorëve nga profitet në kohë krizash. Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut janë në terren për zbatimin e vendimeve të Qeverisë dhe sipas raportit të javës së kaluar për tregtarët të cilët nuk I kanë respektuar vendimet e Qeverisë janë shqiptuar gjoba./KlanMacedonia/
















