Connect with us

Lajme

Bashkia e Vorës, shpallet fitues kandidati i PS/ Ja si ndahen votat

Publikuar

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet Ilirjan Celibashi njoftoi mbylljen e procesit e votimit në Bashkinë e Vorës.

Bazuar te rezultatet e shpallura, fitues i zgjedhjeve në Vorë, është kandidati i PS-së, Blerim Shera, i cili ka marrë pothuajse 3 herë më shumë vota se kandidati i Shtëpisë së Lirisë dhe 12 herë më shumë vota se kandidati i Lulzim Bashës.

“Kemi rezultatet e Vorës. Sipas këtyre rezultateve të cilat janë paraprake, pjesëmarrja në votime ishte 11096 zgjedhës.

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Lulzim Vrana ka marrë 2589 vota

Kandidati i PS, Blerim Shera ka marrë 7530 vota

Ymer Marku i PD ka marrë 687 vota.

290 votues kanë votuar në opsionin që nuk zgjedh asnjërin prej tyre”, tha Celibashi.

Kryetarët e rinj të 6 bashkive do të kenë mandat 1-vjeçar, pasi në pranverë 2023 do të zhvillohen zgjedhjet vendore sipas afatit kushtetues.

NA NDIQ NË FACEBOOK