Connect with us

Kosovë

Banka Botërore mbështetje për Kosovën me mbi 50 milionë euro

Publikuar

rdi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore ka miratuar sot Financimin e Politikave Zhvillimore (FPZH) për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme në vlerë prej 50.6 milionë euro, i cili do të mbështesë reformat e Kosovës drejt përmirësimit të transparencës fiskale si dhe do të mbështetë prioritete të përzgjedhura nga Programi i Qeverisë.

“Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore ka miratuar sot Financimin e Politikave Zhvillimore (FPZH) për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme, që do të mbështesë reformat e Kosovës drejt përmirësimit të transparencës fiskale, zhvillimit të sektorit privat dhe rritjes së qëndrueshmërisë mjedisore pas krizës së shkaktuar nga COVID-19. Ky financim, në vlerë prej 50.6 milionë euro (ekuivalent me 56.4 milionë dollarë), mbështet prioritete të përzgjedhura nga Programi i Qeverisë për periudhën 2021–2025”, thuhet në njoftimin e Bankës Botërore në Kosovë.

Sipas njoftimit, Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci ka thënë se këto reforma do të mbështesin Qeverinë e Kosovës për rritje më të qëndrushme përtej recesionit të shkaktuar nga COVID-19.

“Reformat e përkrahura nga ky operacion do të mbështesin Qeverinë e Kosovës në rrugëtimin për rritje më të qëndrueshme përtej recesionit të shkaktuar nga COVID-19”, ka thënë Paolucci.

Sipas njoftimit të Bankës, pandemia ishte një barrë e rëndë për pozicionin fiskal të Qeverisë në dy vitet e fundit duke shtuar se autoritetet duhet të bëjnë adresimin e boshllëqeve të konsiderueshme zhvillimore dhe për të promovuar uljen sa më të shpejtë të varfërisë.

“Pandemia ishte një barrë e rëndë për pozicionin fiskal të qeverisë në dy vitet e fundit. Në rrugën përpara, dhe pas një ringjalljeje të fortë të rritjes ekonomike në vitin 2021, do të jetë e rëndësishme që autoritetet të ruajnë dhe të konsolidojnë politikën fiskale për të siguruar hapësirë të duhur për adresimin e boshllëqeve të konsiderueshme zhvillimore dhe për të promovuar uljen sa më të shpejtë të varfërisë. Në këtë kontekst, FPZH do të mbështesë masat që synojnë përmirësimin e transparencës fiskale, me synimin e rritjes së qëndrueshmërisë në periudhë afatmesme”, thuhet tutje në njoftim

Banka gjithashtu shpjegon se sektori privat mbetet nën nivelin e pritur sa i përket vendeve të punës e rritjes së produktivitetit dhe se FPZH-ja do të mbështesë disa masa pëe të përmirësuar zhvillimin e sektorit privat.

“Sektori privat në Kosovë mbetet nën nivelin e pritur sa i përket krijimit të vendeve të punës dhe rritjes së produktivitetit. Ndër faktorët kufizues janë barra dhe pasiguria rreth kuadrit rregullativ, numri i lartë i kërkesave për licencim dhe inspektime biznesi, furnizimi jo i duhur me energji, dhe kuadri i paplotë ligjor për tregtinë elektronike, përfshirë këtu identifikimin elektronik. FPZH do të mbështesë një sërë masash [të Qeverisë] për të përmirësuar mjedisin mbështetës për zhvillimin e sektorit privat”, thuhet gjithashtu në njoftim.

Tutje, Banka thekson se rritja ekonomike e kosovës është e rrezikuar nga ndryshimet klimatike dhe se ndotja e ajrit dhe degradimi i mjedisit, rrezikojnë prespektivën aftagjate të rritjes ekonomike në Kosovë.

“Prodhimi i energjisë, i varur shumë nga lëndët djegëse fosile, dhe menaxhimi jo i duhur i mbeturinave, kontribuojnë në ndotjen e madhe të ajrit dhe degradimin e mjedisit dhe ndikojnë negativisht në shëndetin e qytetarëve të vendit, duke rrezikuar perspektivën afatgjate të rritjes ekonomike të Kosovës. Për të ndihmuar përpjekjet e Kosovës për një tranzicion të gjelbër, FPZH do të mbështesë gjithashtu reformat mjedisore në prodhimin e qëndrueshëm të energjisë dhe menaxhimin e mbeturinave”, thotë Banka Botërore.

Në komunikatë gjithatu shpjegohet se FPZH financohet me një kredi koncesionare nga Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA) e Grupit të Bankës Botërore.

“Kredia ka një kohëzgjatje (maturim) prej 25 vitesh, me fillim të shtyer pagese (grejs-periudhë) prej 5 vjetësh. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve”, njofton Banka Botërore në Kosovë.

NA NDIQ NË FACEBOOK