Connect with us

Lajme

Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja me Covid janë zbuluar në Shqipëri (Harta)

Publikuar

më

Për herë të parë pas shumë javësh, në 24 orët e fundit asnjë pacient nuk ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Në përditësimin e shifrave, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 1605 testime, 87 qytetarë kanë rezultuar të infektuar dhe 212 të shëruar në 24 orët e fundit

Rastet e reja janë evidentuar në këto bashki:
22 në Tiranë, 12 në Sarandë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Lushnje, Selenicë, Gjirokastër, Berat, 3 në Elbasan, nga 2 qytetarë në Prrenjas, Kuçovë, Memaliaj, Vlorë, Kamëz, Durrës, nga 1 qytetar në Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Kavajë, Dibër, Mallakastër, Delvinë, Devoll, Librazhd.
Janë 1182 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv:

Statistika (08 Mars 2022)

Raste të reja ditore 87
Të shëruar në 24 orë 212
Të shtruar në spitale 44
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1605

Testime totale 1,754,760
Raste pozitive 272,337
Raste të shëruara 267,672
Raste Aktive 1182
Humbje jete 3,483

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 328
Fier 201
Lezhë 184
Elbasan 95
Kukës 94
Shkodër 81
Vlorë 65
Gjirokastër 38
Berat 31
Korçë 36
Durrës 25
Dibër 4

NA NDIQ NË FACEBOOK