Connect with us

Lajme

Arrestimi i Nuredin Dumanit, Gledis Nano jep detaje: U arrestua i plagosur, ndodhet tek Trauma

Publikuar

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat në orën 1:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Nano ka dhënë detaje nga arrestimi i të shumëkërkuarit Nuredin Dumani si dhe të një personi tjetër që ndodhej bashkë me të në momentin e arrestimit.

Nano dha detaje mbi arrestimin e Dumanit.

“Në 29 Mars në orën 22:25 u bë lokalizimi dhe arrestimi i një prej personave më të rrezikshëm Nuredin Dumani. Në operacion u aktivizuan forcat speciale RENEA, policia e Elbasanit dhe Policia e Fierit

U bë e mundur kapja e shtetasit H.H 40-vjeç banues në lagjen Apolonia, u kap me një armë në brez. Gjithashtu gjatë kontrollit në apartament u sekuestrua një armë kallashnikov.

Në orën 17:35 në Papër është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit BMW ku dyshohet se udhëtonte shtetasi i kërkuar. Pas lokalizimit u arrit dhe u kap Nuredin Dumani. Në momentin e kapjes ishte i plagosur me armë zjarri. Pas ndihmës në spitalin e Fierit u dërgua në Tiranë. Janë kapur dy armë zjarri pistoletë, kallashnikov dhe municion”, tha Nano.

Nano tha se hetimi vazhdon për të gjithë ngjarjen dhe nuk mund të japë detaje mbi hetimin.

Lidhur me ngjarjen foli dhe Prokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili tha se ngjarja është ende nën hetim.

NA NDIQ NË FACEBOOK