Connect with us

Lajme

Anëtarësimi në BE interes strategjik për të gjithë, Bërns: Ky moment nënvizon nevojën që procesi të lëvizë përpara

Published

on

Maqedonia e Veriut me vite të tëra pret në derën e Bashkimit Evropian për të nisur bisedimet aderuese. Ndjenjën e frustrimit se pse procesi nuk ka ecur më shpejtë thotë se e ndjen edhe ambasadorja amerikane në vend, Kejt Meri Bërns.

“Një nga gjërat që nënvizon ky moment është nevoja për të lëvizur përsëri proceset e BE-së, për të përshpejtuar përpjekjet, për të parë Maqedoninë e Veriut të integruar plotësisht, për të shkuar drejt hapjes së kornizës së saj negociuese me Bashkimin Evropian”, tha Bërns.

Bërns në intervistë për TV21 edhe një herë bëri të qartë se SHBA-të duan që anëtarësimi në BE të ecë përpara sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne kemi qenë të qartë si SHBA që nga fillimi se e mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Edhe pse nuk jemi anëtare të BE-së, besojmë se është një interes strategjik i Maqedonisë së Veriut, rajonit, BE-së dhe madje edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha më tej Bërns.

Nur ein Tropfen dieses Mittels wird Diabetes für immer töten!
Pushtimi rus në Ukrainë, përpjekjet për ndërhyrje ruse në shtetet e tjera të këtij rajoni por edhe përpjekjet për ndikime ruse në Ballkanin Perëndimor, kanë bërë që edhe një herë të kuptohet rëndësia e integrimit të shteteve në strukturat euro-atlantike. Frika e destabilizimit e bëri Bashkimin Evropian që të dërgojë trupa përforcuese të EUFOR-it në Bosnjë dhe Hercegovinë. Nga ana tjetër Kosova gjithnjë e më zëshëm ka nisur të kërkojë anëtarësim të shpejtë në NATO, gjersa nga ana tjetër me vite pret liberalizim të vizave pasi ka përmbushur kushtin e kërkuar. Në Mal të Zi kërkohet formimi sa më shpejtë i Qeverisë së re që institucionet të mund të mirëfunksionojnë.

NA NDIQ NË FACEBOOK