Connect with us

Lajme

Ambasadorja amerikane në OKB: Pak shanse ka që të arrihet marrëveshje Rusi-Ukrainë

Publikuar

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB Linda Thomas Greenfield ka thënë se ka pak shanse që të arrihet marrëveshje e menjëhershme mes Rusisë dhe Ukrainës, që të mund t’i jepet kësisoj fund luftës.

Teksa presioni vazhdon të ngrihet mbi presidentin e SHBA-ve, Joe Biden i cili do të marrë pjesën në samitin e NATO-s në Evropë këtë javë, ambasadorja Linda Thomas-Greenfield theksoi se me kushtet aktuale është e vështirë të arrihet një marrëveshje.

Duke iu referuar intervistës së fundit të  presidentit ukrainas Volodymr Zelenskiy, i cili tha CNN-it se vetëm bisedimet do t’i jepnin fund luftës dhe vrasjes së civilëve, ambasadorja Linda Thomas-Greenfield saktësoi se duhen shtuar përpjekjet në këtë drejtim.

NA NDIQ NË FACEBOOK