Connect with us

Lajme

Alqi Bllako zyrtarisht pa mandat deputeti. Pritet arrestimi

Publikuar

më

Alqi Bllako nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Këtë të Enjte, Kuvendi ka shpallur vakancën për mandatin e Alqi Bllkos, i cili dorëzoi mandatin e tij ditën e djeshme, pasi SPAK e akuzon për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim dhe “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror i zgjedhurve vendorë”, në hetimin për inceneratorin e Fierit.

“Ju njoftoj se Bllako ka dorëzuar në Kuvend mandatin se dorëzon deputetin. Në këto kushte, mandati i tij mbaron, Kuvendi shpall vakancën për plotësimin e saj”, tha drejtuesja e seancës Ermonela Felaj.

Më herët, në një kërkesë drejtuar Kuvendit, Prokuroria e Posaçme kërkoi heqjen e imunitetit për Aliqi Bllakon për të kërkuar në Gjykatën e Posaçme vendosjen e masës “arrest me burg” për deputetin socialist. Në kushtet kur Bllako është pa mandat deputeti, prokuroria, gjykata dhe policia janë të lira të procedojnë për arrestimin e tij.

Ndërkohë, lidhur me zëvendësimin e Bllakos, procedura parashikon që Kuvendi konstaton vakancën e krijuar. Më pas, njoftohet KQZ që bën zëvendësimin e deputetit. Bllako ishte deputetet i PS-së për Qarkun Tiranë dhe referuar listës së kandidatëve socialist, pritet të zëvendësohet nga Pandeli Majko.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

NA NDIQ NË FACEBOOK