“Kush punon vepër të keqe ose e ngarkon veten me gjynahe, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.(En-Nisa, 110)
Në këtë ajet Allahu i Madhërishëm tregon për fisnikërinë e Tij, duke thënë se do të pranojë pendimin për çdo gjynah dhe për secilin i cili i kthehet Atij me pendim. Ibn Abbasi në lidhje me këtë ajet thotë: “Allahu i Madhërishëm u tregon robërve të Tij për lirimin nga gjunahet, për Fisnikërinë dhe faljen e Tij, pa marrë parasysh se bëhet fjalë për mëkatet e vogla apo të mëdha. (Tefsiri i Ibn Kethirit)
Mesazhe kuranore
A. D. Islampress
























