Connect with us

Lajme

Al Trade Center e NOMAD organizuan marshin e paqes dhe lirisë

Publikuar

Me rastin e shënimit të 24-vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, sot Al Trade Center dhe NOMAD organizuan marshin e paqes dhe lirisë.

Sot më 6 mars, me rastin e Epopesë së UÇK-së, aty ku pulson fort emocioni, ndjenja e atdhedashurisë, heroizmit, sakrificës dhe të qenit shqiptar – Prekazi legjendar dhe familja Jashari.

“Së bashku drejt zhvillimit dhe lumturisë për lirinë që fituam me gjak e sakrificë”, u organizua marshi “Paqes dhe Lirisë” nga Al Trade Center dhe NOMAD, për të përkujtuar sakrificën heroike të familjes emblematike Jashari, luftën e lavdishme të UÇK-së.

Ne përkulemi dhe nderojmë themeltarët e lirisë, nderojmë gjakun e dëshmorëve që u bë drita e përjetësisë sonë kombëtare. Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit… Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit!

Ftesës për mashim iu përgjigjëne dhe deputetë e përfaqësus të institucioneve lokale dhe vendore.

NA NDIQ NË FACEBOOK