Connect with us

Lajme

Aksident në aksin Himarë-Sarandë, humb jetën një 40-vjeçar

Publikuar

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Himarë-Sarandë në vendin e quajtur “Ura e Borshit”.

Informacion paraprak

Më datë 24.03.2022, në rrugën nacionale Himarë -Sarandë,  në vendin e quajtur “Ura e Borshit”, motomjeti me drejtues shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Qeparo, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NA NDIQ NË FACEBOOK