Connect with us

Lajme

35 dron për policinë e Kosovës

Publikuar

më

Në fund të shtatorit të vitit të kaluar, situata në veri të Kosovës ishte tensionuar, për shkak të bllokadave që kishin krijuar serbët lokalë, si shenjë proteste ndaj masës së reciprocitetit me targa. Policia nuk mundi të futej në secilën zonë, dhe për këtë kishte vendosur që të bënte patrullime me dron.

Droni po përdorët edhe në trafik. Ky instrument, i cili në luftën në Ukrainë po përdorët për të bombarduar caqet ruse nga forcat vendase, po i shërben shumë policisë së Kosovës për patrullime, andaj ka vendosur që të pajiset edhe më 35 copë shtesë, shkruan Periskopi.

Këtë furnizim, policia po synon që ta bëjë nëpërmjet një kontrate të hapur, ku ka ftuar të gjitha kompanitë që posedojnë dron që të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 12 prill. Oferta me e lirë që i plotëson kushtet, metohët të nënshkruaj kontratën.

Për këtë sasi të kërkuar, policia ka vendosur një vlerë të parashikuar prej 99 995,00 eurove.

Por, policia nuk ka shumë zyrtarë që dinë të përdorin fluturaken, andaj fituesi i kontratës do të detyrohet që të bëjë një trajnim për 20 pjesëtarë policor.

Më poshtë janë specifikat që duhet t’i ketë droni. Ndërkaq, sasia e parashikuar është vetëm sasi Indikative. Devijimi i lejuar nga sasia totale indikative është +- 30 për qind për   pjesë/ pozicion. Këtë kriter të devijimit, prokurimi i policisë e ka vendosur për shkak se në të kundërtën do të ishte shkelje e ligjit dhe kriterin mund ta plotësonte vetëm ndonjë kompani e caktuar, po të mos ishte devijimi +-30 për qind. /PERISKOPI

Maqedoni27 minutes ago

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

Lajme48 minutes ago

Imeri Stafai “godet” Ali Ahmetin dhe Talat Xhaferin: Munguan për Shqipërinë, kurse për pushtet qëndruan deri në orët e para të mëngjesit!

Shqipëri57 minutes ago

Skandali| Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e bukurosheve afrikane në Miss Universe

Maqedoni2 hours ago

Mexhiti dhe Sylejmani në Ankara: Dakordohet bordi këshillëdhënës për restaurimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

Lajme2 hours ago

Rizvanolli flet përsëri për ditë të vështira që po vijnë, fajin ia lë Hormuzit

Lajme2 hours ago

Zëvendësdrejtori i Kadastrës, Amet Ziberi, i kundërpërgjigjet Faton Ahmetit: Në dy konkurset e fundit janë punësuar 8 shqiptarë

Lajme3 hours ago

Adnan Azizi: Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë

Shqipëri3 hours ago

Fantazma e kandidatëve të protestës

Lajme4 hours ago

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!”

Lajme4 hours ago

Pas denoncimit të këshilltarëve të VLEN-it dhe AKI-së Inspektorati i Gjuhëve kryen inspektim urgjent në Butel

Lajme4 hours ago

Polici Korab Pepaj dënohet me 3 vite burgim, qëlloi me armë tek “Ura e Bistricës” Milan Jovanoviqin pasi ky i fundit nuk u ndal në pikëkontroll

Lajme5 hours ago

Bekim Sali: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me One Stop Shop, BDI-ja iku nga votimi i marrëveshjes

NA NDIQ NË FACEBOOK