Lajme
281 raste pozitive dhe 3 viktima nga virusi

Ministria e Shëndetësisë kumtoi të dhënat për Kovid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, për 24 orë janë realizuar 2.275 testime, prej të cilave pozitive kanë rezultuar 281 persona.
Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar edhe 285 të shëruar dhe 3 viktima.
Raste aktive në vend janë 1.964./TV21















