Connect with us

Shqipëri

Zgjedhjet e 6 Marsit, Genc Burimi del me paralajmërimin e frikshëm për Sali Berishën: Nuk ka burrë nëne që të ndalojë…

Publikuar

Analisti Genc Burimi komentoi në emisionin “Breaking” zhvillimet më të fundit politike, të cilat lidhen me zgjedhjet në 6 bashkitë, si dhe krijimin e koalicionit politik mes grupimit Berisha dhe LSI-së.

Burimi bëri të ditur se këto zgjedhje shihen si një primare ndërmjet Berishës dhe Bashës, pra se cili nga grupimet do të marrë më shumë bashki.

“Basha nëse humbet përballë Berishës, apo qoftë se Berisha merr një bashki më shumë, nuk ka burrë nëne që të ndalojë marshimin para PD-së. Këto zgjedhje të 6 marsit janë primare brenda Berishës dhe Bashës. Duhet të kemi parasysh këtu edhe deklaratën e Eskobarit për shmangien e dhunës në zgjedhje”, theksoi Burimi.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK