Connect with us

Shqipëri

Zbulohet kandidati i Bashës për Bashkinë Lushnje! Emri (Foto)

Publikuar

Është zyrtarizuar një tjetër kandidat i Lulzim Bashës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.

Burime për Boldnews.al bëjnë me dije se në mbledhjen që është duke u zhvilluar në selinë e PD, është zyrtarizuar juristi Indrit Sefa si kandidat për Bashkinë e Lushnjes.

Sefa në këtë garë do të gjejë përballë tij kandidaten e rilindjes Eriselda Sefën si dhe kandidatin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Elton Bano, i cili u zgjodh përmes primareve këtë të diel.

Juristi Sefa është një nga afrimet më të fundit të Lulzim Bashës, i cili pak më shumë se 1 muaj më parë e emëroi Sekretar të Çështjeve Ligjore në PD.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK