Connect with us

Lajme

VIDEO/ Faktet, ja si është përfshirë Engjëll Agaçi në aferën e inceneratorëve

Publikuar

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka publikuar në rrjetet sociale, provat dhe faktet që sipas saj, provojnë përfshirjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, në aferën e inceneratorëve.

“Ja si është përfshirë Agaci në aferën e inceneratorëve”, shkruan Zhupa në rrjet, ku thekson se vjedhja e 430 milionë eurove nuk do të ishte e mundur pa dijeninë e Edi Ramës.

Ajo shprehet se Komisioni hetimor për inceneratorët ka faktuar se si qeveria Rama u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve me aferën e inceneratorëve.

“Zyrtaret e shtetit u injoruan në çdo kundërshtim për këte projekt.

Agjencia e Prokurimeve Publike ka njoftuar Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk është ligjore dhe pavarësisht kësaj, Engjëll Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare.

Në Agjencinë e Prokurimeve Publike, nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për Inceneratorin e Elbasanit.

Koncensioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë Albtek Energy me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon, por që vendimi i Arben Ahmetajt ka dalë mbi çdo ligj dhe procedurë.

A ka shqiptar që e beson se një aferë ku është e përfshirë gjysma e qeverisë, bëhet pa miratimin e Edi Ramës?!

Asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës”, shkruan Zhupa.

NA NDIQ NË FACEBOOK