Connect with us

Lajme

VIDEO/ Afera e inceneratorëve, ja pse Edi Rama është përgjegjës për 430 mln euro

Publikuar

Foto – Reuters

“Edi Rama është përgjegjësi kryesor për aferën prej 430 milionë euro me inceneratorët. Shkelja e ligjeve nuk mund të bëhej pa miratimin e tij”, thuhet në një postim të publikuar në faqen zyrtare të Partisë Demokratike në rrjetin social.

Sipas PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha, Edi Rama nuk mund të lajë duart nga përgjegjësia për aferën prej 430 milionë euro.

“Në Agjesinë e Prokurimeve Publike nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për inceneratorin e Elbasanit;

APP ka njoftuar Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk ishte ligjore. Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare;

Koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë “Albtek Energy” me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon;

Koncesoni i’u dha një kompanie që nuk ka asnjë ditë eksperiencë në fushën e incenerimit”, thuhet në postimin e bërë në rrjetet sociale.

NA NDIQ NË FACEBOOK