Connect with us

Kulturë

Vdes këngëtari turk me prejardhje shqiptare (FOTO)

Published

on

U nda nga jeta në moshën 81-vjeçare këngëtari i famshëm tuk me prejardhje shqiptare, Arif Senturk , emri i dashur i këngës popullore rumeliane, i cili u dërgua në reanimacion një ditë më parë.

Këngëtari Onur Akay, dha lajmin një ditë më parë se Arif ishte duke u trajtuar në terapi intensive, duke thënë: “Emri i famshëm i këngës popullore rumeliane, Arif Senturk, fatkeqësisht ndodhet në terapi intensive dhe gjendja e tij është shumë e rëndë”, shkruan mediumi turk T24.

Por kush ishte Arif Senturk?

Arif Senturk, i lindur në qytetin e Kumanovës, Maqedoni në vitin 1941 në një familje shqiptare.

Emigroi në Turqi me familjen e tij në vitin 1956 pasi kreu arsimin fillor dhe të mesëm në një shkollë turke.

Familja fillimisht u vendos në Kırklareli, më pas u zhvendos në lagjen Zeytinburnu të Stambollit.

Senturk, i cili studioi muzikë në Shkollën e Muzikës në Bakırkoy dhe Yesilkoy Community Center, ishte i suksesshëm në Provimin e Zërave Amator në TRT në vitin 1975 dhe u mbështet nga Nida Tufekçi.

Arif Senturk, i cili ka regjistruar gjithsej 12 albume gjatë gjithë jetës së tij muzikore, fitoi vlerësim veçanërisht me këngët popullore rumeliane si: “Deryalar”, “Ramize” dhe “Safiye” të përpiluara nga rajone si: Maqedonia, Kosova, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Greqia

Ai gjithashtu ka në diskografinë e tij edhe një performancë live me interpretimin e një potpurie këngësh popullore shqiptare. 

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media