Connect with us

Shqipëri

Tentoi të vrasë pronarin e hotelit,kush është reperi i njohur që cilësohet i forti i Londrës me emrin….

Publikuar

30-vjeçari, Ervin Selita, që tentoi të vrasë me armë zjarri pronarin e një hoteli është reper, pjesë e grupit shqiptar në Londër “Hellbanianz”.

Emri me të cilin ai njihet në botën e artit është “Vinz”. Selita ka lindur në Burrel, ndërsa jeton në Britani. Karrierën e nisi atje, në bashkëpunim me të tjerë shqiptarë dhe reperë të huaj.

Vinz ka në repertorin e tij dhjetëra këngë, nga ku spikaten “My Shqipez”; “Nuk ka Dashni”; dhe kënga e tij më e fundit, një bashkëpunim me Stealth, që është publikuar 2 shkurtin e 2022, e titullohet “Poppin Smoke”.

Ngjarja nisi kur Ervin Selita fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit se nuk e la te hynte në hotel me të dashurën e tij pa i dhënë kartën e identitetit, por konflikti agravoi edhe më tej ku u përfshi edhe pronari i hotelit.

30-vjeçari Ervin Selita qëlloi me armë për të vrarë pronarin e hotelit Z.Xhindi, por për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar.

Ndërkohë u shpallën në kërkim janë  Xhuliano Selita dhe Erjon Mici,  shokët e shtetasit Ervin Selita që i erdhën në ndihme gjatë konfliktit dhe me pas fshehën armen me te çilen 30-vjeçari qëlloi  për të varë pronarin e hotelit.

Ervin Selita u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për vrasja me dashje mbetur në tentativë, mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit, shkatërrimi i pronës dhe prishja e qetësisë publike.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK