Connect with us

Shqipëri

Të zgjedhurit e Bashës për 6 bashkitë, dalin emrat, surprizon me super kandidatin për Vorën

Publikuar

më

Ndryshe nga Komisioni i Rithemelimit, PD nuk ka zyrtarizuar ende të gjashtë kandidatët të cilët do të garojnë për kryetar bashkie në 6 qytete. Deri më tani është zyrtarizuar emri i kandidatit për kreun e bashkisë së Durrësit dhe Rrogozhinës.

Luan Hoti do të jetë kandidati i PD për bashkinë e Durrësit në 6 mars dhe Fatbardh Saraçi do kandidojë për kreun e bashkisë së Rrogozhinës. Më saktë për të dy kandidaturat pritet miratimi nga kryesia duke qenë se propozimi është bërë nga degët e PD në qytetet përkatëse.

Luan Hoti, do të jetë propozuari nga PD-ja për të konkurruar përballë Emirjana Sakos të PS-së dhe Ardian Mukës të grupimit Berisha, që përfshihet në koalicionin Shtëpia e Lirisë, ku futen LSI dhe PDK e Ndokës.

PD është drejt konfirmimit të kandidaturës për bashkinë e Shkodrës. Xhemal Bushati, ish-kreu i këshillit bashkiak mendohet se do të jetë kandidati i Bashës për të rivalizuar Bardh Spahinë të grupimit Berisha dhe kandidaten e PS-së, prefekten aktuale Majinda Angoni.

I sigurt flitet edhe kandidati për bashkinë e Rrogozhinës, ku PD do të caktojnë Fatbardh Saraçin që do të “ndeshet” më 6 mars me dy kandidatët e tjerë Edison Memolla i PS-së dhe Hekuran Xhani i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Për bashkinë e Vorës përflitet emri i Fiqiri Ismailit, por nuk është përfundimtar. Ai edhe parë ka qenë kryetar i kësaj bashkie për 4 mandate rradhazi deri në vitin 2019. Kandidaturë e pavendosur është ajo e Lushnjës, e ku sipas burimeve po diskutohen disa emra.

Ndërsa mësohet se për bashkinë e Dibrës përflitet emri i Naim Gazidedes që është kryetari i degës së PD-së, por akoma nuk është vendosur përfundimisht. Zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashkitë do të shihen më tepër edhe si një rivalitet ndërmjet dy grupimeve brenda PD-së, të Bashës dhe Berishës, cili nga kandidatët do të marrë mbështetje më shumë. Beteja më e fortë do të zhvillohet mes dy grupimeve në ato qytete që njihen si bastione të demokratëve, si Shkodra apo Dibra. Aty do të shihen se cilën kandidat do të mbështesin demokratët ata të Berishës apo të Bashës.

Shkodër

Majlinda Angoni PS

Fatbardh Spahia Shtëpia e Lirisë

Xhemal Bushati PD

Durrës

Emirjana Sako PS

Ardjan Muka Shtëpia e Lirisë

Luan Hoti PD

Lushnje

Eriselda Sefa PS

Elton Bano Shtëpia e Lirisë

PD pa kandidat ende

Dibër

Rrahim Spahiu PS

Premtim Kryemadhi Shtëpia e Lirisë

Naim Gazidede- PD, i pavendosur

Vorë

Blerim Shera PS

Lulzim Vrana- Shtëpia e Lirisë

Fiqiri Ismaili PD, i pavendosur

Rrogozhinë

Edison Memolla PS

Hekuran Xhani Shtëpia e Lirisë

Ferdinand Saraçi PD

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK