Connect with us

Religjion

“Tani robi Im (Musa a.s.) është i gatshëm ta pranojë shpalljen!

Publikuar

Kur Musai a.s. iku nga faraoni dhe njerëzit e tij, shkoi drejtë Mejdeni ku jetonte Shuajbi a.s. Atëherë filloi faza e dytë e jetës së tij, e kjo ishte përgatitja për pejgamberllëkun e tij.

Në këtë fazë të jetës, Musa a,s, do të ketë një mësues i cili do t’ia mësojë përulësinë, durimin dhe punën. Mësuesin të cilin Allahu në Kuran e quan Shuajb.

Allahu i Madhërishëm që në ezel ka caktuar gjithçka se çfarë do të përjetojë Musa a.s., andaj i duhet një mësues i mirë i cili do të përgatis për këtë mision pejgamberik. Dhe, a ka mësues më të mirë se sa një pejgamber i Zotit i cili tanimë me vite përballej me durim me popullin e tij i cili ishte i zhytur në mashtrimin e shitblerjes, grabitjes dhe mëkateve tjera.

Pas ardhjes tek Shuajbi, Musa a.s. u martua me vajzën e tij dhe sipas marrëveshjes ai duhej ti ndihmojë Shuajbit dhe familjes së tij. Musa a.s. më së shumti kujdesej për bagëtitë. Kështu që një ditë kur kthehej nga kullotat vërejti se mungon një dele. E vendosi turmën në vathë dhe hipi në kodër për ta kërkuar delen që mungonte. E gjeti dhe duke dashur ta kapte ajo ikte nëpër ferra  sa që Musai a.s. u gjakos. Më në fund arriti ta zë. Në ato momente stresi dhe sikleti ndoshta secili nga ne do të ishte nervozuar dhe do ta godiste delen. Mirëpo, Musa a.s. pasi e kapi delen e përqafoi dhe filloi ti flas: E dashura ime, përse ik? Shiko si e shkule leshin nëpër ferra? A të dhemb? Të shoh sytë, mos ndoshta ke dëmtuar ndonjërin? A je e lodhur? Mund tët hante ujku.  Mos ke frikë, unë jam këtu.

Pas kësaj Allahu i Madhërishëm i tha Xhebrailit, melekut të shpalljes: “Tani robi Im është i gatshëm të pranojë shpalljen!”…

Nëse do t’i shihnim njerëzit gabimtarë  në mënyrën se si Musa a.s. e shikoi delen, sigurisht se do të fitonim zemrat e tyre. Duke shikuar njerëzit gabimtarë si njerëz që kanë nevojë për ndihmë në vend që ti quajmë gjynahqarë, pabesimtarë e gjera tjera të ngjashme, padyshim se do të kishim më shumë sukses t’i afrojmë njerëzit drejtë fesë së Zotit.

Të sëmurin duhet ndihmuar dhe shëruar, e jo ta vrasim me gjykimet dhe fjalët tona… (Ismet Basic)

Përktheu: A. D. Islampres

NA NDIQ NË FACEBOOK