Connect with us

Lajme

Sulmi rus në Ukrainë/ Berisha” Putin ‘Brezhenjevi’ i ri, po rrezikohet paqja në Europë

Publikuar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thotë se Vladimir Putin po dhunon çdo akt, ligj dhe marrëveshje ndërkombëtare.

Ai e quan Putinin si Brezhnjevin e Ri të Rusisë, ndërsa thekson se paqja në Europë është e rrezikuar.

Reagimi i plotë:

Nje vendi i lire dhe i pavarur po pushtohet nga Rusia e Putinit, agresori qe dhunon cdo akt, ligj dhe marreveshje nderkombetare.

Shpreh solidaritetin tim me te larte per autoritetet dhe qytetaret e Ukraines dhe denoj me ashpersine me te madhe agresionin e Brezhnjevit te Ri te Rusise, doktrinen e tij te sovranitetit te kufizuar si armikun dhe rrezikun me kryesor te paqes ne Europe. sb

NA NDIQ NË FACEBOOK