Connect with us

Lajme

Shtetas të Maqedonisë së Veriut të bllokuar në Kiev: Na ndihmoni të evakuohemi!

Publikuar

Derisa stafi diplomatik i Maqedonisë së Veriut u evakua nga Ukraina, atje kanë mbetur edhe disa shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe po kërkojnë ndihmë urgjente për ndihmë, transmeton KlanMacedonia.

Sasho Andonov përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se një familje nga Maqedonia dhe disa shtetas të tjerë kanë mbetur të bllokuar në Kiev, ndërsa u është premtuar se do të evakuohen me ndihmën e Ambasadës së Maqedonisë, një gjë e tilllë nuk ka ndodhur.

“Ta dini se akoma jemi në Kiev. KËRKOJMË NDIHMË PËR EVAKUIM” ka shkruar shtetasi Sasho Andonov në rrjetin e tij social Facebook./KlanMacedonia/

NA NDIQ NË FACEBOOK