Connect with us

Bota

Shpërthime me artileri të rëndë në Kiev, kryebashkiaku Vitali Klitschko jep detaje: Nata do jetë shumë e vështirë

Publikuar

Agjencia e lajmeve Reuters informon se shpërthime të shkaktuara nga predha artilerie, të shoqëruara me të shtëna me armë zjarri, janë dëgjuar në rrethinat perëndimore të Kievit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga kryetari i bashkisë së qytetit, ish-kampioni i boksit në peshën e rëndë, Vitali Klitschko, i cili deklaroi se 5 shpërthime janë raportuar në të gjithë kryeqytetin.

Sipas tij shpërthime janë dëgjuar dhe pranë një termocentrali në veri të qytetit.

“Shërbimet e urgjencës po përgjigjen. Ne po zbulojmë detajet,” tha Klitschko.

“Situata tani – pa ekzagjerim – është kërcënuese për Kievin,” shtoi ai. Nata, tha ai, do të ishte “shumë e vështirë”./Panorama/

NA NDIQ NË FACEBOOK