Connect with us

Lajme

“Shpërthen” Fuga: Pse budallenj janë qytetarët, jemi më keq se në kohën e komiteteve ekzekutive

Publikuar

më

Akademiku Artan Fuga, përmes një postimi në rrjetet sociale, ngre shqetësimin mbi domosdoshmërinë e demokratizimit të pushtetit lokal.

Në kuadrin e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, ku në 6 bashki do të zgjidhen kryebashkiakët e rinj, Fuga shkruan se jemi më keq se në kohën e komiteteve ekzekutive, ndërsa shhton se priste nga dy palët e demokratëve, ata të mbyllur në fortesë dhe ata që sulmuan, që të bënin propozime për demokratizimin.

“Por jemi më keq se në kohën e komiteteve ekzekutive mo!

Apo doni që siç është ky pushtet napoleonian nga Rroskoveci, në Rrogozhinë, deri në Leskovik e rrotull, ta merrni siç është dhe ta përdorni për vete?

Prisni se po e merrni kështu!

Po pse mo budallenj janë qytetarët t’ja heqin Lenës e t’ja fusin Prenës!

O po ç’na ka gjetur moooooooo!”, shkruan Fuga.

Postimi nga Artan Fuga

Durim qeni për të pritur demokratizimin e pushtetit lokal

Kam pritur me durim qeni që krahu i partisë demokratike, ata që u mbyllën brenda fortesës, si edhe ata që e sulmuan, të bënin propozimet e tyre për demokratizimin e pushtetit lokal, me rastin e zgjedhjeve në këto bashki.

Hiç mor për besë! Se cfarë flasin kandidatët për plehra, përmbytje, mbytje, mbytja kot!

Ore e kuptoni se çfarë është demokratizimi i pushtetit lokal?

Por jemi më keq se në kohën e komiteteve ekzekutive mo!

Apo doni që siç është ky pushtet napoleonian nga Rroskoveci, në Rrogozhinë, deri në Leskovik e rrotull, ta merrni siç është dhe ta përdorni për vete?

Prisni se po e merrni kështu!

Po pse mo budallenj janë qytetarët t’ja heqin Lenës e t’ja fusin Prenës!

O po ç’na ka gjetur moooooooo!