Connect with us

Lajme

Shkup, gjenden dy fëmijë që ishin raportuar si të zhdukur

Publikuar

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 15:50 janë gjetur dy fëmijët të cilët kanë qenë të raportuar si të zhdukur nga 9 shkurti, përcjell TV21.

“Dje në orën 15.50 në një stacion autobusi në fshatin Sushicë është gjetur 15-vjeçari B.S. nga fshati Marinë dhe 15-vjeçari D.T. nga fshati Mralinë, të cilët janë raportuar se janë larguar nga shtëpia para shtatë dite, respektivisht nga 9 shkurti”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

NA NDIQ NË FACEBOOK