Lajme
Selimi i ASH-së: Kemi bashkëpunim korekt me kryetarin e Butelit

Vullnet Selimi, kryetar i ASH Butel ka reaguar ne lidhje me disa lajme te publikuara gjate dites se djeshme ne disa media per mos emerime nga ana e kryetarit te Butelit, Darko Kostovski.
Stausi i plotë i Selimit:
“Në lidhje me disa informacione të plasuara gjatë ditës së djeshme në disa portale, ndjej obligim të demantoj të gjitha ato pretendime të cilat janë tendencioze dhe jo të vërteta. Falë bashkëpunimit korekt me Kryetarin, Darko Kostovski, drejtor të ri do të ketë edhe në shkollën Penko por edhe në institucionet tjera nën kompetenca të komunës së Butelit”, shkruan Vullnet Selimi, kryetar i ASH, Butel.
















