Lajme
Sa shqiptarë ndodhen në Ukrainë? Flet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e jashtme Olta Xhaçka, në konferencën e përbashkët për mediat folën për shqiptarët që jetojnë në Ukrainë.
Sipas tyre në Ukrainë gjenden 50-60 shqiptarë, nga të cilët vetëm një pjesë e vogël duan të kthehen.
Zonja ministre a ka më shqiptarë në Ukrainë? A i rikthehemi Luftës së Ftohtë?
Xhaçka: Ka komunitet shumë të vogël. Ka edhe 11 shqiptarë në OSBE, janë pjesë e planit të evakuimit. 5-6 vetë kanë kërkuar asisencë për t’u larguar nga Ukraina. U kemi sugjeruar rrugë tokësore, jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta.
Rama: Sot vura re një prononcim të Sarcozy, me të cilin konsultohem hera-herës por politikën e jashtme. Kishte thënë që NATO nuk funksionin më, as BE, as G7. As G20. Kombet e Bashkuara janë një problem. E gjithë arkitektura e politikës dhe e institucioneve duhet riparë dhe ribërë për shekullin e 21. Është herët për të bërë parashikime. Koha do të tregojë. Edhe nga krizat dalin mundësi të mëdha.
Si një vend anëtar i NATO-s mendoni se Zelensky u la në baltë nga ndërkombëtarët? A mendoni se do të shihet mundësia që NATO të përfshijë Ukrainën në gjirin e saj?
Rama: E bëra diskutimin tim në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s. Por janë sekrete. Të gjitha këto pyetje janë tema që meritojnë diskutim. Nëse NATO do të shtyhej përtej zonës do të thoshte që do të shpallte Luftën e Tretë Botërore.
Kolegë në Kiev na raportuan se qytetarët do të luftojnë, kemi komunikim me ta.
Xhaçka: Bëhet fjalë për 60 shqiptarë. Kemi informacion vetëm për ata që na kanë kontaktuar për t’u larguar. 5-6 na kanë kontaktuar.

















