Connect with us

Lajme

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia – Periskopi iu sjell përditësimet më të fundit

Publikuar

Kanë kaluar 13 orë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës dhe zhvillimet po mbërrijnë intensivisht  ndërsa trupat duket se po lëvizin drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, përcjell Periskopi.

Pak para orës 5 të mëngjesit me kohën tonë, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Shpërthime të mëdha u dëgjuan në Kiev, Kharkiv, Odessa dhe qytete të tjera të Ukrainës.

Popull, nëse jeni kyqur tani për përditësimet e fundit për luftën në Ukrainë, më poshtë i gjeni ato:

  • Çernobili është pushtuar nga trupat ruse pas shumë orë luftimesh në atë vend, lajmin  e konfirmoi edhe vetë kryeministri ukrainas Denys Shmyhal;
  • Qyteti ukrainas i Mariupol është nën zjarr të fortë, me qindra shpërthime
  • Boris Johnson njoftoi një sërë sanksionesh të reja ekonomike ndaj Rusisë, duke i quajtur ato “grupi më i madh i sanksioneve të vendosura ndonjëherë nga qeveria e Britanisë së Madhe”;
  • Një përditësim i inteligjencës së Ministrisë Britanike të Mbrojtjes në orën 16:00 tha se trupat ruse me bazë në Bjellorusi po lëviznin drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kievit;
  • Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia po sulmon Ukrainën nga tre anët, me frikën në rritje se Moska mund të përpiqet të “presë kokën” Kievit;
  • Autoritetet ukrainase raportojnë se shumë njerëz janë vrarë
  • Kjo hartë tregon se ku kanë ndodhur sulmet…

NA NDIQ NË FACEBOOK