Në aksion janë privuar nga liria dy persona nga një grup i organizuar kriminal, ndërsa ata dyshohen se kanë kryer veprën penale për drogë.
Gjatë ditës së sotme, siç njoftojnë nga prokuroria, dy personat e arrestuar do të dërgohen para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit, ndërsa Prokuroria do të kërkojë paraburgimin e tyre.
Sipas rezultateve të laboratorëve, bëhet fjalë për substancë „1 Phenyl – 2 Propanone“ e që janë në materie kimike ilegale dhe që shërbejnë për përpunimin ilegal të amfetaminës, metafetaminës, MDMA dhe ekstaza. Vlera e këtij konfiskimi përfshin 50 milionë euro.


















