Connect with us

Lajme

Portalet e Artan Grubit kërkojnë dorëheqjen e Selës

Publikuar

Portale të afërta me BDI-në e Artan Grubit kanë filluar një fushatë kundër kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Këto portale përmes lajmeve të rrejshme tentojnë të shkaktojnë përçarje në radhët e ASH-së duke keqpërdorur anëtarët dhe emrat e krerëve të partisë, duke publikuar informata të pavërteta. Portalet në fjalë, ditë më parë u publikua se kanë marrë dhjetëra mijëra euro reklama nga BDI, ndërsa jozyrtarisht në opinion dihet se kontrollohen edhe nga zyrtarë të lartë të BDI-së si Artan Grubi.

ndërkohë strukturat e Aleancës për Shqiptarët kanë demantuar këto informacione duke organiziar pritje madhështore për Selën dhe Taravarin në Likovë, Tetovë dhe në degët e tjera.